Greqia shtang Wembley-n, Pavlidis nuk harron kujtimin për ish-shokun e kombëtares. Gjesti i tij me shiritin e zi (VIDEO)

10 Tetor 2024
22:02
Telesport
back button

Me shiritin e zi në krah, me një festë që i dedikohet një shoku të ndarë nga jeta vetëm 24 orë përpara dhe sidomos me një trishtim në sy dhe gati lot, Greqia gjen avantazhin në Ëembley ndaj Anglisë në fillim të pjesës së dytë me sulmuesin bomber Pavlidis, që ka shtangur portën e Tre Luanëve.

Festa e tij ka qenë e madhe ashtu si edhe e tifozëve që kanë shkuar në stadiumin londinez, teksa ai ka hequr shiritin nga krahu dhe e ka treguar si shenjë respekti dhe kujtimi për George Baldock, që dje u nda na jeta në rrethana misterioze në Athinë.

Kujtojme qe Federata greke e futbollit kishte bere kerkese per shtyrje te ndeshjes se Nations League por UEFA nuk e kishte pranuar.

GOLI VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit