Griezmann, do të jetë Erika që do të vendosë të ardhmen

16 Maj 2019
18:33
Denis Hakanaj
back button

Antoine Griezmann ka lajmëruar largimin e tij nga Atletico Madrid të martën e kaluar. E ka bërë me një video të shkurtër që ka ndezur hipotezat në lidhje me të ardhmen e tij: në cilën skuadër do të luajë francezi sezonin e ardhshëm? 

Vendimi i futbollistit do të varet përsëri nga bashkëshortja baske, Erika Choperena. Me opsioneve që po vlerësohen nga familja Griezmann janë Barcelona, Parisi dhe Bayern Munich. Sulmuesi ka qenë afër transferimit te klubi "blaugrana", por ka qenë bashkëshortja që e ka bindur t'i thotë "jo" katalanasve.

E rika e bindi Antoine që të luante të paktën   edhe një vit tjetër në Madrid, qytet ku ata janë të adhuruar dhe ku kanë lindur dy fëmijët e tyre (Mia dhe Amaro, i lindur një muaj më parë). 

Pas zgjerimit të familjes ka ardhur momenti i duhur për një aventurë të re. Çifti preferon të mos largohet nga Spanja për shkak të klimës dhe Barcelona do të ofronte kushte të ngjashme me ato të Madridit. Gjithsesi, Parisi nuk mund të përjashtohet nga gara.

Erika dhe Antoine mësohet se janë të tunduar edhe nga PSG. Flitet se francezët mund t'i garantojnë futbollistit një rrogë 30 milionë euro në sezon. Fati i Antoine është në duart e Erika-s.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit