Griezmann-it i mjaftojnë 40 minuta: “Do të doja të luaja më shumë, por…”

8 Shtator 2022
16:03
Denis Hakanaj
back button

Në natën e Champions League, gjërat për Antoine Griezmann janë përmirësuar shumë. Lojtari i Atletico Madrid-it, në fakt, e ka thyer “mallkimin e minutës së 63-të”, duke pasur parasysh se këtë herë Simeone e ka aktivizuar në minutën e 61-të.

Dhe duke pasur parasysh 9 minutat e dhënë në kohën shtesë, francezi për pak ka rrezikuar të luajë kundër Porto-s 45 minutat e famshme që do t’i afronin Colchoneros me detyrimin e blerjes së lojtarit nga Barcelona.

Por edhe nëse ndeshja do të kishte vazhduar më tej, këtë herë spanjollët nuk do të kishin çfarë të thoshin për kohën e kampionit të botës, duke qenë se ka qenë goli i tij në minutën e 101-të që u ka dhënë fitoren lojtarëve të Cholo-s në atë që ka qenë ndeshja më e tensionuar e mbrëmjes së Champions-it.

Goli i fitores

Nisur nga situata, Djalli i Vogël do të kishte çdo arsye për të bërë disa polemika. Një futbollist me vlerën e tij, i detyruar të luajë vetëm disa pjesë të ndeshjeve për arsye ekonomike, nuk mund të jetë i lumtur.

Megjithatë Griezmann tek Atletico Madrid po ecën mirë, pavarësisht lamtumirës më shumë se të trazuar tre sezone më parë. Dhe kështu deklaratat pas ndeshjes të… djalit plangprishës, të raportuara nga AS, janë pajtuese, edhe kur bëhet fjalë për minutat e luajtura.

“Jam shumë i lumtur, dua të jap gjithçka për këtë fanellë. Të shënosh golin e fitores është gjithmonë një ndjenjë e mirë, por gjëja që më kënaq më shumë janë tri pikët. Le të vazhdojmë kështu, nuk ka përfunduar ende dhe ne duhet të përmirësohemi”.

Aktivizimi me pikatore

Vërtetë, sepse Atletico i parë kundër Portos së Sergio Conçeicaos nuk ishte në gjendje të krijonte shumë dhe u deshën dy situata në zonë për të shënuar dy golat që në fund i dhanë fitoren lojtarëve të Cholo.

Por durim, sepse e rëndësishme ishte të sigurohej fitorja. Gjithashtu … duke luajtur me kohë të pjesshme. “Situata është kjo që është, nuk është në dorën time, falënderoj vetëm Zotin që jam këtu. Familja ime është e lumtur, padyshim që dua të luaj më shumë, por në minutat që më lejojnë përpiqem të jap më të mirën.

“Ndihem si një njeri i këtij klubi, jam i lumtur këtu. Dhe e vetmja gjë që dua është të luaj, të jap gjithçka për Atleticon, për Cholo dhe për tifozët”. Dhe mes vlerës absolute të lojtarit dhe besnikërisë, ndoshta Atletico duhet të mendojë ta blejë përfundimisht sulmuesin francez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit