Griezmann kthehet në çështje, Messi e shtyn drejt lamtumirës nga Barça

19 Nëntor 2019
20:49
back button

Aventura e Antoine Griezmann te Barcelona nuk ka nisur absolutisht në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi francez po has shumë vështirësi për të gjetur një rendiment në lartësinë e pritshmërive dhe ndodhet në marrëdhënie mëse të acaruar me Lionel Messin, liderin e padiskutuar katalanas.

Një situatë shumë e tensionuar, që pavarësisht deklaratave për fasadë, po shtyn futbollistin të mendoj që tani për lamtumirën nga kampi blaugrana.

Griezmann ka mbetur në fakt i zhgënjyer nga ambientimi i tij me katalanasit, dhe sipas raportimeve në emisionin “El Chiringuito”, ka hedhur që tani vështrimin përreth në kërkim të një ekipi tjetër, në pritje të merkatos së verës.

Për ish-sulmuesin e Atletico Madrid, tundimi nga Valverde mund të rezultojë të jetë vetëm një eksperiencë afatshkurtër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit