Messi dhe Suarez munguan, Griezmann jep përgjigjen e papritur!

23 Korrik 2019
15:47
back button

Antoine Griezmann ka debutuar me fanellën e Barcelonës, në miqësoren e humbur 2-1  ndaj Chelseat në Japoni, në një sfidë ku francezi luajti 45 minutat e para, duke bërë një figurë të mirë, përtej humbjes paksa zhgënjyese. Pas ndeshjes kampioni i botës ishte natyrisht më i kërkuari nga mediat.

Përshtypjet e para:“I uritur për të luajtur më shumë, për të mësuar më shumë”.

Debutimi: “Ishte një moment special. Nuk ishte gjithçka perfekte, sepse humbëm, por jam i sigurt që ndeshje më të mira do të vijnë dhe do të kemi kohë të përmirësohemi”.

Jorginho për pak sa nuk e dëmtoi rëndë: “Tani që është ftohur këmbë, ndjej pak dhimbje, por do jem gati për ndeshjen e ardhshme. Ishte një ndërhyrje e shëmtuar, pork y është futbolli”.

Messi dhe Suarez munguan: “Nuk më intereson. Është e vërtetë që me ata është më mirë, por ashtu si Arthur e Coutinho, ata nuk janë me ne për momentin dhe duhen gjetur zgjidhje të tjera. Jam këtu për ekipin, nuk ka rëndësi kush është në fushë. Po pres me padurim të kthehet edhe Messi, të shoh si do jetë jeta e përditshme dhe stërvitja me të”.

Pozicioni në fushë: “Nuk më intereson. Dua thjesht të jem në fushë, jo në stol”.

Sulmues qendre: “U ndjeva mirë, mund të luaj në çdo pozicion në sulm. Më duhet të mësoj dhe të bëj hapa përpara, që të ndihmoj shokët e skuadrës”.

Dembele…“Kemi luajtur bashkë në kombëtare. Tani kemi më shumë kohë për t’u përmirësuar dhe shpresoj të rritemi më shumë në ndeshjet e ardhshme”.

Porosia e Valverdes: “Të luaj me pasim të parë me shokët e skuadrës".

Shokët e skuadrës: “Ka pak kohë që jemi stërvitur dhe kemi luajtur vetëm një ndeshje. Nuk jam befasuar shumë nga ata, sepse i kam ndjekur ndeshjet e Barçës si tifoz dhe di pothuajse çdo lëvizje të secilit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit