Griezmann, ndryshim drastik të pamjes. Pushime me flokët “ylber”

25 Qershor 2022
9:58
Alfred Lleshi
back button

Antoine Griezmann thuajse nuk njohet me “look” e ri. Në disa foto të postuara në profilin e tij në Instagram, sulmuesi francez ka shfaqur flokët shumë të shkurtër, të cilëve iu ka shtuar një ylber shumëngjyrësh.

Mijëra komente nga ndjekësit, të kënaqur nga pamja e re e qendërsulmuesit të Atletico Madridit. Griezmann ka dalë nga një sezon jo shumë pjellor, me vetëm 3 gola të shënuar në 29 ndeshje të La Liga-s.

Kampioni i botës më 2018 është rrëfyer në 360 gradë para pak ditësh, në një intervistë të dhënë për revistën prestigjioze GQ, në të cilën ka folur edhe për golat më të bukur të shënuar në karrierë.

MOMENTI – “Jam shumë i lumtur në Madrid, familja ime është shumë e lumtur aty. Ajo që më gëzon më shumë në këtë moment është qëndrimi me fëmijët e mi. Duke parë se luajmë çdo tri ditë, nuk kalohet shumë kohë me familjen, dhe është ajo që dua të bëj më shumë në kohën e lirë.

Fortnite? Më pëlqen akoma, por kur kthehem në shtëpi, mes gjërave të tjerave dhe tre fëmijëve, jam shumë i lodhur dhe natën preferoj të fle gjumë.

GOLAT – Nga jeta personale te futbolli me dy golat e preferuar në karrierë: “Atëherë, sigurisht i pari që kam shënuar në Champions League kur vishja fanellën e Real Sociedad kundër Lyon-it.

Më pas, i pari që kam shënuar në ‘Wanda Metropolitano’. Më pëlqen, ishte kundër Malaga-s. Do të mbetet në histori si goli i parë në atë stadium dhe do të mbajë emrin tim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit