Griezmann optimist: Pas asaj që bëmë ndaj Inter, ky ekip mund ta fitojë Champions League

15 Mars 2024
13:04
Telesport
back button

Antoine Griezmann po ëndërron të fitojë Champions League me Atletico Madrid 10 vjet pasi iu bashkua klubit nga Real Sociedad. Ishte francezi ai që shënoi golin e parë në fitoren epike 2-1 ndaj Inter dy ditë më parë. Shorti i hedhur sot përballi spanjollët me Borussia Dortmund, një rival që mund të kalohet.

Tifozët e duartrokitën kur Griezmann u bë golashënuesi i tyre më i mirë i të gjitha kohërave në arenën ndërkombëtare. Madje ata ishin sërish të entuziazmuar të mërkurën kur ai u rikthye në fushë pas dy javësh, i lënduar, për t’i çuar ata drejt fitores kundër Inter.

Nuk isha i sigurt se do të kisha përsëri kaq shumë dashuri nga fansat. Sigurisht jo aq shumë që ndiej sot, por e dija se ata nuk do të më shanin, se do të kisha një marrëdhënie neutrale me ato. Por tani po ndjej shumë dashuri”, tha sulmuesi francez.

Ëndrra e Griezmann tani është fitimi i një trofeu të madh dhe Champions është një objektiv. “Ëndrra dhe objektivi është të fitojmë La Liga dhe Ligën e Kampionëve.  Nuk e kam fituar kurrë Ligën dhe mund të jem golashënuesi rekord i klubit, por të mos e fitosh është e vështirë. Edhe Champions Leaue do të ishte një ëndërr për të gjithë”, tha Griezmann”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit