Griezmann te Barça, më shumë nga të gjithë feston Real Sociedad!

12 Korrik 2019
16:07
back button

Antoine Griezmann është transferuar më në fund te Barcelona, që ka paguar 120 milionë eurot e prishjes së kontratës.

Më në fund merr fund një telenovelë që kishte marrë ngjyrime të shëmtuara ditët e fundit, me Atletico Madridin që kishte sulmuar ashpër sulmuesin dhe Barcelonën, duke i akuzuar se kishin shkelur rregullat, duke gjetur marrëveshje që në pranverë.

Ndërkaq, në gjithë këtë histori më i qeti ishte Real Sociedadi, që tashmë me të drejtë feston. Arsyeja? Klubi bask kishte mbajtur 20% të vlerës së kartonit kur ia shiti sulmuesin Atleticos për 30 milionë euro në vitin 2014, ndaj tashmë përfiton 24 milionë euro nga 120 milionët që merr Atletico nga Barcelona.

Powered by Froala Editor

Lajme të tjera

Lajmet e fundit