Griezmann “tradhton” Messi-n, arrin marrëveshjen me Bartomeu-n

20 Tetor 2020
15:17
Denis Hakanaj
back button

Antoine Griezmann ka dalë në krah të Bartomeu-t dhe, për rrjedhojë, del kundër Messi-t.

Në shtëpinë e Barcelona-s po kërkojnë të gjejnë një zgjidhje për problemin financiar në çdo mënyrë. Gjatë javëve të kaluara, klubi u ka kërkuar futbollistëve që të ulnin rrogën deri me 30%, por lojtarët kanë refuzuar.

Tani, siç ka bërë të ditur Mundo Deportivo, dikush duket se ka vendosur të provojë të gjejë një zgjidhje me drejtuesit e skuadrës. Mes këtyre lojtarëve duket se është pikërisht francezi.

Nga sa mësohet, disa lojtarë e kanë kuptuar situatën e klubit dhe duket se janë gati të ndihmojnë klubin në këtë moment krize. Ter Stegen, de Jong dhe mbi të gjithë Griezmann duket se e kanë pranuar ofertën për ta shtyrë marrjen e një pjese të rrogës të viteve të ardhshme.

Një sjellje që nuk duhet se çfarë reagimi mund të krijojë brenda grupit, duke parë se shumë senatorë, nga sa thuhet në Spanjës, nuk ishin shumë në favor të kësaj zgjidhjeje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit