GRINDJA E MADHE | (VIDEO) Ronaldo dhe Cuadrado kapen gjatë Juve-Porto. “Jam edhe unë m*t si ju po jemi në Champions”

25 Nëntor 2021
17:10
Telesport

Prapaskena të reja dalin nga dokumentari “All or nothing: Juventus”, i disponueshëm nga sot në Prime Video që tregon historinë e sezonit 2020-21 të Juventusit.

Ndër prapaskenat e ndryshme ekskluzive, del një e rëndësishme dhe emblematike: një grindje mes Juan Cuadrado dhe Cristiano Ronaldo gjatë pjesës së parë të ndeshjes së 1/8-ve të finales mes Juventus dhe Porto.

Situata është veçanërisht e tensionuar, pasi Juventusi duhet të rikuperojë 2-1 në ndeshjen e parë dhe e gjen veten në disavantazh 0-1 në Allianz Stadium.

Ronaldo rikthehet duke nxitur shokët e tij dhe duke u ankuar për cilësinë e ulët të lojës, ndërsa kolumbiani përpiqet ta qetësojë, duke shkaktuar një shkëmbim të zjarrtë batutash mes të dyve.

“Duhet të punojmë më shumë”, bërtet Ronaldo. “Mos u shqetëso, duhet të jesh shembull për të gjithë,” përgjigjet Cuadrado.

“Edhe unë kam luajtur mut, edhe unë jam i përfshirë. Duhet t’i themi njëri-tjetrit të vërtetën. Kjo është një ndeshje e Ligës së Kampionëve, duhet të kemi personalitet”, vazhdon CR7.

Andrea Pirlo më pas ndërhyn për të ndarë dy shokët e skuadrës, përpara se skuadra të rikthehet në fushë për pjesën e dytë, në të cilën dy golat nga Chiesa i kishin lejuar bardhezinjtë ta çonin ndeshjen në kohë shtesë.

Megjithatë, fati nuk do t’i buzëqeshë Juves, pas golit në minutën e 117′ të Sergio Oliveiras që do t’i japë fund sezonit evropian të Juventusit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit