Grosso i tërbuar me Lyon, kërkon dëmshpërblimin e frikshëm

26 Dhjetor 2023
12:04
Denis Hakanaj
back button

Fabio Grosso nuk do t’i bëjë asnjë lëshim Lyon-it pas shkarkimit të tij. Trajneri italian u shkarkua 30 nëntorin e kaluar dhe u zëvendësua nga Pierre Sage dhe marrëdhëniet me drejtuesit e klubit nuk janë aspak të mira. Për këtë arsye ish-mbrojtësi ka vendosur të kërkojë dëmshpërblim nga klubi francez.

Siç raportohet nga gazeta franceze “Le Progres”, Grosso është nën kontratë deri në qershor 2024 dhe e njëjta gjë vlen edhe për 4 anëtarë të stafit të tij, përkatësisht Raffele Longo, Francesco Vaccariello, Vittorio Carello dhe Mauro Carretta. Kjo nuk do ta lejonte të punonte dhe për ish-futbollistin është një dëm shumë i rëndë.

Ish-lojtari i Perugias, Palermos, Interit dhe Juventusit ka kërkuar kompensim për dëmin që beson se ka pësuar dhe për të ndërprerë menjëherë çdo marrëdhënie, Lyon do të duhet të paguajë një shumë prej 1.5 deri në 2 milionë euro.

Gjatë takimit të fundit mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit, lojtarët e pranishëm në qendrën stërvitore kishin dëgjuar britma që vinin nga selia dhe kjo tregon se sa janë dëmtuar marrëdhëniet mes palëve.

Gjatë kohës së tij në krye të Lyon, trajneri 46-vjeçar drejtoi ekipin për shtatë ndeshje me një rekord prej një fitoreje (kundër Rennes), dy barazime (kundër Lorient dhe Metz) dhe katër humbje (kundër Brest, Reims, Clermont dhe Lille).

Edhe me lojtarët gjërat nuk po shkonin shumë mirë me një fjalim të ashpër që Fabio Grosso i bëri ekipit disa ditë para shkarkimit të tij: “Nëse mendoni se unë jam problemi, shkoni dhe kërkoni shkarkimin tim”.

Përvoja e Grosso-s në Lyon do të mbahet mend mbi të gjitha për aksidentin në Marsejë dhe goditjen me gur që për pak i kushtoi humbjen e një syri: një episod surreal që mbeti plotësisht i pandëshkuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit