Gruaja e Casillas poston foto nga pushimet, ja si e ka katandisur sëmundja

24 Gusht 2019
14:19
Alfred Lleshi
back button

Sara Carbonero vazhdon pushimet verore me fëmijët dhe burrin e saj, Iker Casillas. Gazetarja, e cila i shijoi disa ditë në qytetin e saj të lindjes me shoqen Isabel Jiménez dhe familjen e saj, disa javë më parë, ka ndarë disa fotografi… verore. Në njërën prej tyre del në pah stërmundimi fizik që i ka sjellë sëmundja e rëndë, nga e cila po vuan, kanceri i vezoreve. Sidoqoftë, në foton tjetër tregon se ka diçka, që i jep shtysë për të ecur përpara. Fjala është për dy djemtë, Martin dhe Lucas, që i japin një fuqi të pashtershme. “Vëllezër të palodhur”, – shkroi ajo në statusin shoqërues.

Edhe pse nuk është një verë e lehtë për Sara Carboneo, gazetarja po i shijon pushimet në Spanjë. Të dy, ajo dhe Iker, kanë vizituar vendlindjet përkatëse. Në fund të korrikut, Sara publikoi foton e një trëndafili në rrjetet e saj sociale, ku zbuloi se si po shkonte stina më e nxehtë e vitit për të: “Kjo verë po ndryshon shumë”. Një mesazh i thellë, në të cilin gazetarja la të kuptohen ndjenjat e saj për fazën e re jetësore, në të cilën ka hyrë, pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe nisjes së kimioterapisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit