Gruaja e Moratës shpë*then para gjysmëfinales së Europianit: Kjo gjë nuk është normale…

9 Korrik 2024
16:32
Alfred Lleshi
back button

Disa orë para gjysmëfinales Spanjë-Francë, Alice Campello bëri një shpërthim të ashpër në rrjetet sociale, në lidhje me trajtimin që shtypi spanjoll po i bën bashkëshortit të saj, Alvaro Morata, në “Euro 2024”.

Influencuesja veneciane ndau në Instagramin e saj shkrimin e “El Confidencial”, në të cilin lojtari përkufizohet si “kapiteni që vë në siklet Spanjën dhe jo vetëm për shkak të nivelit të tij të dobët në Kampionatin Europian” (shkrimi i botuar lë të kuptohet se sulmuesi mund të largohet nga kombëtarja spanjolle pas përfundimit të kompeticionit europian).

Një deklaratë që nuk i shkoi mirë Alice, e cila u përgjigj ashpër: “Unë e urrej të luajë viktimën dhe të ngjall më shumë polemika, por kjo nuk më duket aspak normale, më vjen keq.

E vetmja gjë që e konsideroj të ulët është të jesh gazetar, të kesh studiuar për këtë dhe të shkruash një titull të tillë, kur Spanja është para gjysmëfinales.

Më habit shtypi spanjoll, që në vend të inkurajojë një lojtar apo krejt kombëtaren e vet, përpiqet ta rrëzojë atë. A mundet një person të japë më të mirën për vendin e tij, kur mendon se askush nuk beson në të?”

Në një mesazh të dytë, Alice Campello vazhdoi të mbronte Alvaro Morata nga kritikat që mori: “Pa harruar që këta lojtarë kanë një nënë, një baba, një grua dhe fëmijë që lexojnë këto mizori të kota…

Para se të flasim, duhet të mendojmë se si do të na bënte të ndiheshim ajo që po bëjmë. Gjithkush është i lirë të thotë atë që mendon, por pa ofenduar. Ngjyrat ndryshojnë sipas shijes, por ne duhet të kemi gjithmonë respekt, nëse duam respekt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit