6 muaj pasi u zhvillua gjyqi, që ndryshoi jetën e Dani Alves, duket se braziliani dhe bashkëshortja e tij, Joana Sanz, po kalojnë momentin më të mirë. Çifti po kalon disa ditë relaksimi dhe shkëputjeje nga stresi i përditshëm në Mallorca, prej nga modelja kanariane ka ndarë disa imazhe të papublikuara të çiftit.
Në foto mund të shihni një Joana shumë të buzëqeshur, e ulur në krahët e ish-futbollistit të Barcelonës. “Po, jemi të lumtur”, – ka shkruar modelja krahas fotografisë së parë. Në të dytën, poza ishte e njëjtë, por ndryshonte teksti shoqërues. Banorja e ishullit Kanarie përfitoi nga rasti për t’i hedhur një ‘dorashkë’ të gjithëve që dyshonin në lidhjen e tyre në një moment.
“Nëse të pengon, mos e shiko”, – ishin fjalët që bashkëshortja e ish-futbollistit elitar ndau me ndjekësit e saj. Duket se në fund, siç e kishte parashikuar shumëkush në atë kohë, procesi gjyqësor, me të cilin u desh të përballej Alves në muajin shkurt, nuk e ka traumatizuar çiftin, e cili shfaqet më i lumtur se kurrë.
I dënuar me 4.5 vite burg për përdhunimin e një vajze të re në klubin e natës “Sutton” të Barcelonës, ish-futbollisti është në pritje të vendimit përfundimtar, pas apelimit gjyqësor.
Disa ditë më vonë, ish-futbollisti u lirua përkohësisht, pasi pagoi një garanci prej një milion eurosh në Gjykatën e Barcelonës. Një fakt që pavarësisht se bëri bujë të madhe, duket se nuk e ka prekur aspak modelen kanariane dhe brazilianin.