GRUPI B | SHBA gjen golin ndaj Iranit, Pulisic nuk fal pas asistit nga Dest (PAMJET)

29 Nëntor 2022
20:43
Telesport
back button

Sonte luhen dy ndeshjet e fundit te grupit B ku ne skene do te jene dy ndeshjet Angli-Uells dhe Iran-SHBA. Anglia ka nevojë vetëm për një pikë, që të sigurojë kalimin në fazën e 1/8-ave dhe do ta kërkojë atë në derbin britanik ndaj Uellsit, në ndeshjen e fundit në grup.

Trajneri Gary Southgate ka rikthyer në formacion nga minuta e parë Kyle Walker, i cili ka marrë vendin e Kieran Trippier, ndërsa në sulm janë ulur në stol Saka e Sterling, për t’u lënë vendin Rashford e Foden. Edhe në mesfushë ka një ndryshim, pasi është ulur në stol Mason Mount dhe nga minuta e parë luan një veteran si Jordan Henderson.

Sakaq, ne ndeshjen tjeter, Irani do te provoje befasine e madhe teksa ka arritur 3 piket ne ndeshjen e shkuar ndaj Uellsit. Ne anen tjeter, SHBA me 2 pike ne grup gjithashtu kerkon fitoren per te siguruar kualifikimin ne fazen tjeter te Boterorit…

Iran-SHBA 0-1: Ndeshja mes Iranit dhe SHBA eshte zhbllokuar pas 38 minutash pasi ishte skuadra amerikane ajo qe gjeti golin me futbollistin e Chelsea-t, Christian Pulisic. Nje aksion i bukur dhe futbollisti i Milanit Dest qe me koke kroson ne qender te zones duke gjetur Pulisic qe shenon dhe me pas demtohet…

GOLI I PULISIC – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit