Guardiola: A e vonoi lojën Arsenali? Ndoshta do të kisha bërë edhe unë të njëjtën gjë…

23 Shtator 2024
8:53
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, duke folur për “Sky Sports”, e analizoi barazimin 2-2 kundër Arsenalit në këtë mënyrë: “Nuk e di se sa lojtarë të Arsenalit kishin ngërçe, por kjo padyshim mund të ndodhë në një përballjë të tillë sfiduese.

Ne kemi lojtarë të tillë si Ruben Dias, Manuel Akanji, Erling Haaland, por kur topi kalonte nëpër këmbët e Declan Rice, William Saliba, Gabriel, Riccardo Calafiori bëhej shumë e vështirë. Në fund të fundit morëm atë që meritonim”.

Për vonesat e lojës (humbjen e kohës) nga Arsenali: “Ndoshta do të kisha bërë të njëjtën gjë edhe unë me 10 lojtarë. Duhet të pyesni Mikel Arteta se cila ishte taktika. Ata ishin të mirë me topat e gjatë për Kai Havertz, i cili është kaq i forte. Në fund patëm durim, patëm rastet dhe shënuam golin e barazimit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit