Guardiola: Ai e kaloi dëmtimin, së shpejti do të jetë gati për të luajtur

23 Shtator 2024
19:19
Telesport
back button

Pas dëmtimit të Rodri, trajneri Pep Guardiola ka marrë një lajm të mirë. Mesfushori belg Kevin de Bruyne pritet të jetë gati për ndeshjen e Carabao Cup që Manchester City do të luajë ndaj Watford këtë mesjavë.

Unë nuk mendoj se dëmtimi i Kevin do të zgjasë shumë. Shpresoj që ta kem në fushë shumë shpejt. Nuk e di për në mesjavë, por ndoshta ndaj Newcastle. Nuk e di, të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë javë”, tha Guardiola.

Guardiola pritet të bëjë disa ndryshimë në formacion, të kushtëzuara nga dëmtimet dhe kalendari i ngjeshur. De Bruyne mungoi në barazimin ndaj Arsenal, por së shpejti do të jetë sërish në fushë për “citizens”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit