Guardiola ngre në qiell Kloppin, tregon planin kundër Liverpooli

8 Nëntor 2019
17:12
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Liverpool-it. Tekniku spanjoll ka shprehur nga konferenca për shtyp të gjithë vlerësimin e tij ndaj trajnerit Jurgen Klopp dhe skuadrës së “Redsave”. Ai mendon se janë ekipi më i fortë në botë momentalisht. 

“Për mua si trajner, e kam thënë dhe sezonin e kaluar që fituam kampionatin se është një nga arritjet më të mëdha të klubit, por dhe të miat. Liverpooli është një nga rivalët më të fortë që kam patur përballë. Ata janë sërish njësoj, ndoshta ekipi më i fortë në botë momentalisht. E dimë se çfarë do të thotë të luash në Anfield për ta dhe për ne. Janë 90 minuta ose 94′ dhe ne do të përpiqemi që të ndjekim planin dhe strategjinë tonë”. 

Guardiola ka thurur elozhe dhe për trajnerin Jurgen Klopp. “Kur e mori Liverpoolin, kjo skuadër nuk ishte pretendente për titull apo për të qenë në maje. Historikisht ishin aty gjithmonë, por jo në të vërtetë. Ai e ndryshoi për 3-4 vite ndërtoi diçka që është fantastike për t’u parë”, – tha tekniku i City-t.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit