Guardiola: E ardhmja? Nuk e kam vendosur akoma. Një pjesë e imja largohet me Begiristain

19 Tetor 2024
10:17
Alfred Lleshi
back button

Duke folur në një konferencë shtypi përpara ndeshjes kundër Wolverhampton, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, u ndal gjithashtu tek e ardhmja e tij dhe largimi i drejtorit sportiv Txiki Begiristain në fund të sezonit:

“Unë nuk kam marrë ende vendim. Kur ta vendos, do t’ju njoftoj. Shqetësimi im i vetëm për momentin është ndeshja kundër Wolves. Klubi nuk më dha kurrë një afat për të vendosur, por e di se ata kanë opsione për të ardhmen. Kur të largohem, nëse klubi më kërkon një mendim për pasardhësin tim, do t’ua jap me dashamirësinë më të madhe, por nuk është vendimi im”.

Për lamtumirën e drejtorit sportiv Txiki Begiristain në fund të sezonit: “Një pjesë e imja largohet me të. Txiki është mik dhe arkitekt i skuadrave të mëdha, si te Barcelona, ashtu edhe këtu. Do të më mungojë shumë, veçanërisht kur të humbas. Ai më qetësonte kur doja të shkatërroja gjithçka”.

Për Kevin de Bruyne: “Nuk ka asnjë shans që të jetë gati, nuk është i disponueshëm. Akanji mori një ditë pushimi, do ta shohim se si ndihet para ndeshjes”.

Për Wolverhampton: “Ata kanë grumbulluar më pak pikë sesa meritojnë. Është gjithmonë e vështirë të përballesh me Wolves”.

Për interesimin e tij të supozuar për rolin e trajnerit kombëtares së Anglisë: “Thomas Tuchel është trajneri i ri, më duhet ta përgëzoj atë dhe FA. Është një punë e rëndësishme, i uroj atij më të mirën. Federata ka zgjedhur një trajner të huaj me CV të shkëlqyer, unë do ta mbështes pa kushte”.

Për mundësinë e drejtimit të një ekipi kombëtar: “Po, do të doja ta bëja një ditë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit