Guardiola: E dinim që do të ishte e vështirë, por ia dolëm. Arteta-n nuk dua ta vë në siklet

15 Dhjetor 2019
20:15
back button

Manchester City ka bërë një paraqitje të mirë në fitoren 3-0 ndaj Arsenalit. Pas ndeshjes, kjo ishte deklarata e Pep Guardiola-s.

“Fituam. E dimë që Arsenali nuk është një vend i lehtë për të ardhur. Foden? Ai luajti shumë mirë, megjithëse luajti në një pozicion të panjohur për të, por ai luajti shumë mirë.

Dukesha i frustruar? Nuk isha, sepse po luanim në mënyrë fantastike. Këtë sezon kemi humbur shumë ndeshje. Ka pasur raste që kemi luajtur më mirë se sot dhe kemi humbur.

Në futboll duhet të analizosh edhe ndeshjet, jo vetëm rezultatet. Arteta tek Arsenal? Ajo që mund të them është se ai është një pjesë shumë e rëndësishme e suksesit tonë.  

Nuk e di çfarë do të ndodhë. Në fund të fundit, është një zgjedhje personale, nëse ai kërkon të shkojë tek Arsenali, jemi gati për të folur. Nuk dua që ta bëjë të ndihet në siklet.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit