“Guardiola është gjeni, Neymar dhe Hazard dua t’i shoh te Real Madridi”

23 Janar 2019
10:41
Alfred Lleshi
back button

I lumtur, i angazhuar dhe i rëndësishëm. Kjo është mënyra, se si ndihet Danilo Luiz në Manchester. Është sezoni i tij i dytë nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe tashmë mund të flasë mbi eksperiencën angleze, por edhe më gjerë. Në një intervistë për "Marca", braziliani i "qytetarëve" ka nënvizuar mes të tjerash: 

“Tani jam duke e ndihmuar ekipin, pasi jam ambientuar në një futboll shumë fizik. Champions? Nuk ka ndeshje të lehta. Real Madridi, Barça, Bayern Munich dhe Juventusi kanë një eksperiencë të shkëlqyer, e kemi provuar se ç’do të thotë ky kompeticion edhe vitin e kaluar. I kuptojmë më mirë ndeshjet

Natyrisht, Real Madridi ka treguar se bën diferencën nga të tjerët në Europë, ndaj mbetet favorit. Eksperienca ime me këtë skuadër? Kam qenë i lumtur dhe mjaft rehat te Real Madridi. Kam kaluar një periudhë të madhe aty. Guardiola? Njerëzit thonë se të gjithë gjenitë janë pak të çmendur. Edhe Pep është një gjeni. Ai të ndihmon t’i kesh ndeshjet më të lehta, ndërsa kërkon të perfeksionojë gjithçka në stërvitje. Nuk i lë asgjë rastësisë. 

Marcelo? Nuk jam aq afër tij tani, por nuk më duket ndryshe nga vitet e tjera. Një futbollist ka gjithmonë një moment jo të mirë. Neymar? Unë e shoh shumë të qetë te PSG-ja, nuk mendoj se është duke menduar ndonjë ndryshim. Sidoqoftë, nisur nga marrëdhënia që kam me Real Madridin, do të doja ta shihja atë atje në të ardhmen. Hazard? Është spektakolar, në nivel për të luajtur me Real Madridin”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit