Guardiola gati të promovojë talentin e radhës: Dua të qëndrojë këtu sezonin e ri, kam konsideratë për të

24 Korrik 2024
10:20
Telesport
back button

Manchester City humbi 3-4 në miqësoren e parë amerikane të luajtur ndaj Celtic. Një ndeshje ku trajneri Pep Guardiola aktivizoi thuajse gjithë të rinjtë dhe i vetmi titullar ishte Erling Haaland.

Një nga futbollistët e rinj të testuar nga trajnerit spanjoll ishte mesfushori James McAtee, për të cilin Guardiola foli me superlativa. “Do të doja të kisha më gjatë James McAtee, ta mbaja atë sezonin e ardhshëm”, tha ai pas humbjes 4-3 në miqësore ndaj Celtic.

Përfaqësuesi i kombëtares U-21 angleze e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi te Sheffield United, por Guardiola dëshiron ta mbajë 21-vjeçarin në Etihad këtë sezon. “James është djalë i veçantë për të luajtur në hapësira të vogla”, tha Guardiola.

Nuk kemi shumë lojtarë të tillë në skuadër. Unë kam një konsideratë të lartë për McAtee dhe gjithashtu e di potencialin e tij të madh”, u shpreh trajneri i Manchester City, gati të promovojë një tjetër lojtarë të ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit