Guardiola i habit të gjithë: Nëse City rrëzohet në kategorinë e katërt…

17 Shkurt 2020
14:27
back button

Manchester City është përjashtuar për dy sezonet e ardhshme nga kompeticionet e UEFA-s, duke marrë një goditje të rëndë. Si të mos mjaftonte kjo, së fundmi ka nisur të përflitet se “Citizens” mund të dënohen edhe nga federata angleze, që mund t’i zbresë deri në League Tëo, ose ndryshe kategoria e katërt.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe Pep Guardiola, i cili ka habitur jo pak me vendosmërinë e tij. Sipas “Sky Sport”, trajneri spanjoll i ka thënë lojtarëve: “Në çfarëdo lige të luajmë, unë do vazhdoj të jem këtu. Edhe nëse na rrëzojnë në kategorinë e katërt, unë do vazhdoj të jem këtu. Është koha që të jemi bashkë”, është shprehur Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit