Guardiola i rikthehet dashurisë së vjetër, hedh grepat për yllin e Bayernit

2 Korrik 2020
19:36
Eraldo Harlicaj
back button

Pep Guardiola nuk është aspak i kënaqur me Mendyn në krahun e majtë të mbrojtjes. Trajneri spanjoll po mendon për zëvendësuesin e tij dhe ka hedhur sytë nga Gjermania. Tekniku spanjoll dëshiron të bëjë biznes me ish-ekipin e tij të Bayern Munchen.

Ai do të rrëmbejë David Alabanë, pasi ky i fundit mund të largohet nga Bundesliga. Austriaku dëshiron të ndryshojë kampionat dhe të gjejë sfida të reja. Kontrata e tij skadon në vitin 2021 dhe ende nuk ka asnjë lajm se mund të rinovojë.

Bisedimet mes palëve kanë ngecur dhe tekniku spanjoll po mundohet ta bindë për ta marrë në Angli. The Guardian shkruan se diçka e tillë mund të ndodhë, pasi dhe Alaba është joshur nga ideja e ribashkimit me teknikun Guardiola.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit