Guardiola i thur elozhe shokut të Brojës: Është më i miri në botë për…

22 Janar 2022
16:23
Denis Hakanaj
back button

Në prag të ndeshjes së Premier League kundër Southampton-it t ë Armando Brojës, Pep Guardiola i ka bërë një kompliment të madh shokut të skuadrës së shqiptarit, James Ward-Prowse.

“Është ekzekutuesi më i mirë në botë i goditjeve të dënimit. Nuk shikoj asnjë si ai në këtë moment. Asnjë lojtar nuk është më i mirë se Ward-Proëse në Premier League dhe kampionatet e tjerë”, ka thënë trajneri i Manchester City-t.

“Është një mesfushor shumë i zgjuar, i aftë si me topin, ashtu edhe pa të. Do të duhet të bëjmë kujdes ndaj goditjeve standarde. Do të duhet të bëjmë shumë kujdes sepse do të jetë një ndeshje e vështirë”.

Fundjavën e kaluar, kapiteni i Southampton është bërë lojtari i dytë me më shumë gola të shënuar me goditje dënimi në Premier League, me 12 realizime.

Më mirë se ai ka bërë vetëm David Beckham, me 19 goditje dënimi të realizuara me fanellën e Manchester United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit