Guardiola i thur lavde anësorit brazilian: Në tri muaj me ne ka bërë hapa gjigandë

25 Tetor 2024
8:56
Telesport
back button

“Galaktika” e grupit të futbollit të “City Group” më në fund po jep fryte edhe për skuadrën kryesore, atë të Manchester City të drejtuar nga trajneri e Pep Guardiola.

Në suksesin e fundit, atë 5-0 kundër Sparta Praga në Champions League, shkëlqeu 20-vjeçari Savinho, që ka luajtur në 11 ndeshje këtë sezon në total.

Ai është vlerësuar nga trajneri spanjoll për paraqitjen e tij. Guardiola tha s eka mbetur i kënaqur nga paraqitja e anësorit brazilian, të cilin |citizens” e morën nga skuadra e Girona këtë verë.

Ai luan shumë mirë, është një anësor që mund të luajë në të dy krahët dhe pa dallime. Në 3 muaj që luan me ne niveli i tij është rritur me të vërtetë shumë”, tha trajneri katalanas.

Më tej, trajneri i City vlerëson punën që ka bërë me të kolegu i tij Michel te Girona sezonin e kaluar: “Dua të them një gjë. Savinho është këtu falë punës së Michel te Girona. Është një sukses i madh për të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit