Guardiola ka në dorë fatin e Haaland te Manchester City, zbulohet klauzola e pabesueshme…

17 Mars 2023
8:40
Alfred Lleshi
back button

Rinovimi i Pep Guardiolës deri në vitin 2025 me Manchester City shkaktoi një ndryshim në kushtet e angazhimit të Erling Haaland me ekipin e ‘qytetarëve’, siç shpjegohet nga Oriol Domenech në ‘Catalunya Radio’.

Pavarësisht se ai nënshkroi deri më 2027, viti i shënuar me të kuqe nga të gjithë ishte 2024, kur hyri në fuqi klauzola prej 200 milionë eurosh. Por, sipas Domenech, angazhimi i norvegjezit ishte i lidhur me të ardhmen e Guardiolës.

U saktësua se klauzola e largimit të Haaland do të zgjatej nëse trajneri katalanas rinovonte. Pep tashmë e ka bërë këtë, deri në qershor 2025, dhe për këtë arsye klauzola e sulmuesit është rinovuar automatikisht. Guardiola zbarkoi në “Etihad” në vitin 2016 dhe qysh atëherë e ka bërë Manchester City klubin më të fuqishëm në Angli.

‘Qytetarët’ kanë fituar katër nga pesë Premier League e fundit, një ‘FA Cup’, katër Kupa të Ligës dhe dy ‘Community Shields’. Përveç kësaj, ata ishin finalistë në Ligën e Kampionëve më 2020-2021 (humbën finalen në ‘Do Dragao’ kundër Chelsea) dhe gjysmëfinalist vitin e kaluar (Real Madrid i la jashtë).

Manchester City doli duarbosh vetëm në sezonin e tij të parë (2016-2017). Pas paraqitjes së tij të mirë, trajneri katalanas rinovoi deri në vitin 2025; lëvizje që sjell pasoja edhe për Haaland.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit