Skuadrat vijojnë fazën përgatitore në prag të fillimit të sezonit të ri. Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është duke menduar edhe për merkaton. Një prej emrave më të diskutuar është ai i Julian Alvarez, që mund të lërë “citizens”.
“Julian është një nga lojtarët tanë. Nuk ka asgjë të re në lidhje me të. Nuk kam asgjë për të thënë. Ai do të kthehet, unë e llogaris si një lojtar të City. Tani ai duhet të pushojë dhe kur të ndihet gati të kthehet”, tha Pep Guardiola për BBC.
Më tej, trajneri spanjoll tha: “Ai tha se vendimet do të merren të gjithë së bashku. Jam i sigurt se kur të kthehet do ta përqafoj dhe do ta përgëzoj për Kupën e Amerikës, për Olimpiadën dhe do të fillojmë të punojmë së bashku. Kam një milionë gjëra për të menduar, për sa i përket ekipit.”
“Javën tjetër ne luajmë për trofeun e parë të sezonit, “The Community Shield” kundër Manchester United në Wembley. Pas dy javësh do të luajmë përsëri në Stamford Bridge, ky është shqetësimi im i vetëm, ndeshjet dhe trofetë”, tha Guardiola.