Guardiola: Kam vetëm një skuadër që nuk dua ta kem përballë në Champions

17 Tetor 2024
16:20
Telesport
back button

Pep Guardiola ka vetëm një skuadër që nuk e preferon si rivale në Champions League. Ajo është Barcelona. Në një intervistë për “Che Tempo Che Fa”, atij i është kërkuar emri i rivalit që nuk do ta ketë në short.

“Pyetje e mirë! Ndoshta… Barcelona. Dashuria që kam për atë skuadër dhe atë qytet më shkatërron. Të luash kundër Barcelonës nuk është kurrë e lehtë”, ka thënë Pep.

I pyetur për më të mirin në histori, përgjigjja e tij ishte lehtësisht e parashikueshme: “Leo Messi. Nuk dua të tregoj mungesë respekti për legjenda si Pele apo Maradona, por Messi është numri 1”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit