Manchester City po kalon një seri të mire rezultatesh, prej pesë ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat. Në sulm, Pep Guardiola mund të mbështetet te pothuajse të gjithë lojtarët e tij në formë të mirë, nga Erling Haaland te Phil Foden, përfshirë Rayan Cherki.
Jérémy Doku, i cili pati një nisje të shkëlqyer të sezonit, është shfaqur shpesh i domosdoshëm në lojën në krahë. Megjithatë, “qytetarët” do të duhet të bëjnë pa lojtarin belg në ndeshjet e tyre të ardhshme të këtij viti.
Trajneri Pep Guardiola komentoi situatën e Doku, duke thënë: “Jeremy do të mungojë 2-3 javë. Nuk e di kur do të rikthehet, ndoshta për Vitin e Ri ndaj Sunderland. Të shohim”.
Ai foli edhe për situatën e portierit të ri James Trafford, që ka përfunduar në stol pas mbërritjes së Gianluigi Donnarumma. “Ai është një portier i jashtëzakonshëm. Fatkeqësisht për të, Donnarumma është portieri i parë”, tha Guardiola.
“E di që pozicioni i portierit është shumë i veçantë. Gjatë vitit, mund të ndërrosh lojtarë në një ndeshje, por portieri është i veçantë. Trafford është me ne, do të jetë me ne këtë sezon. Pas kësaj, do të shohim se çfarë do të ndodhë“, tha Guardiola.






