Guardiola: Ky nuk është sport. Po Ajax-i ku është?

20 Prill 2021
17:27
Denis Hakanaj
back button

Pep Guardiola ka qenë kritik ndaj vendimit për të organizuar një Super League.

“Mund të them se nuk është sport nëse nuk ka lidhje mes suksesit dhe pjesëmarrjes në një kompeticion. Kemi lexuar komunikatën, por askush nuk flet në mënyrë të qartë”, ka thënë spanjolli në konferencë për shtyp.

“Pse Ajax që ka fituar katër ose pesë Champions nuk do të jetë? Duhet ta shpjegojnë. Të gjithë trajnerët e gjashtë ekipeve kryesore të Premier League janë në një pozicion të parehatshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit