Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, duket se nuk është shumë i zhgënjyer nga rezultatet e kohëve të fundit të skuadrës së tij. Katër humbje radhazi janë vërtet shumë si për trajnerin spanjoll ashtu dhe për “citizens”, të mësuar vetëm me fitore.
Gjithsesi, Guardiola nuk trembet dhe replikton: “Po, si kur fitojmë 16 apo 17 ndeshje radhazi për të fituar Premier League. Ne e kemi bërë këtë gjë më parë. Kjo është sfida ime, sfida jonë dhe jam gati të përballem me të”.
“E pranoj se nuk kemi qenë konsistencë për 90 minuta. Gjithsesi, jam shumë i sigurtë që kur lojtarët të kthehen, ne mund të bëjmë shumë më mirë. Disa cilësi individuale shtesë të lojtarëve që mungojnë do të bëjnë që ne të rikthehemi”, tha Guardiola.
“Kemi shumë boshllëqe, por unë nuk dorëzohem dhe nuk tërhiqem. Unë do ta rikthej Manchester City pretendent, unë nuk do të tërhiqem. Sot, më shumë se kurrë jam i motivuar dhe dua ta bëj këtë sfidë”, u shpreh Pep Guardiola.