“Guardiola më afër lamtumirës: zbulohet objektivi që ka”

31 Maj 2024
15:23
Denis Hakanaj
back button

Kanë ardhur lajme të reja të rëndësishme për të ardhmen e Pep Guardiola-s te Manchester City. Në fakt, kontrata e trajnerit skadon në qershor të vitit 2025 dhe pas Premier League-ës së katërt radhazi, ai mund të thotë lamtumirë:

“Realiteti është ky. Sezonin e ardhshëm do të kemi kohë të flasim me klubin, kështu që unë do të qëndroj dhe gjatë sezonit do të vlerësojmë se cila do të jetë e ardhmja ime pasi të kem qenë këtu tetë, nëntë vjet”, ka deklaruar Pep.

Siç raportohet nga ESPN, sezoni i ardhshëm mund të jetë vërtet i fundit për Guardiola-n te Manchester City. Në fakt, trajneri spanjoll nuk kishte qenë kurrë kaq i lidhur me një ekip, madje as me Barcelona-n e tij.

Ai stërviti në Katalonjë për katër vjet, te Bayern Munich për tre, ndërsa te City është që nga viti 2016, tetë vite të mira. Për këtë arsye, ish-mesfushori duket se dëshiron të provojë një eksperiencë të re, por këtë herë me një kombëtare.

Qëllimi i tij në fakt do të ishte Kupa e Botës 2026 e planifikuar për në Amerikën e Veriut. Mundësia më e logjikshme do të ishte ta imagjinonim në stolin e Spanjës, por mund të pranojë një tjetër nga kombëtaret e mëdha.

Nëse për momentin dëshira e Guardiola-s duket të jetë trajneri i një kombëtareje, ende nuk mund të përjashtohet plotësisht një qëndrim i mundshëm te Manchester City.

Në fakt, klubi anglez do të tentojë deri në minutën e fundit të bindë trajnerin katalanas me një ofertë marramendëse. Të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe klube të tjera të mëdha europiane, për atë që premton të jetë një ankand i vërtetë për një nga trajnerët më të mirë në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit