“Guardiola mund të ulë në stol edhe dikë që ka shënuar 3 gola në ndeshjen e mëparshme”

14 Tetor 2021
12:35
Alfred Lleshi
back button

Kun Aguero, duke folur rreth Pep Guardiolës, ish-trajnerit të tij te Manchester City, mohoi të ketë pasur përplasje: “Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë problem me Pep, tri vitet e fundit me të kanë qenë fantastike. Ai është një trajner që gjithmonë dëshiron më të mirën.

Nëse ka një ide loje në mendje, ai kalon te faktet. Për të nuk ndryshon asgjë, mund ta lërë në stol dikë që në ndeshjen e mëparshme ka shënuar tre gola, sepse ka planin e tij për ndeshjet. Personalisht i kam pranuar gjithmonë vendimet e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit