Guardiola ndryshon skuadrën! Fabrizio Romano zbulon 3 transferimet e merkatos së janarit

20 Dhjetor 2024
18:44
Telesport
back button

Manchester City do të jetë super aktiv në merkaton e janarit. Klubi anglez synon të kalojë krizën dhe është gati të pranojë të gjitha kërkesat e Pep Guardiolës.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se “Qytetarët” do të bëjnë dy ose tri ndërhyrje big në janar. Sipas tij, City do të transferojë një mesfushor defensiv, një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues qendre.

Janë përmendur shumë emra se kush do të jenë “shpëtimtarët” e kësaj skuadre në merkato. Në sulm, alternativat janë Victor Osimhen, Lois Openda dhe Victor Boniface.

Ndërkohë, mesfushorët që kanë tërhequr vëmendjen e City janë Bruno Guimarães, Joshua Kimmich, Martin Zubimendi dhe Hakan Calhanoglu.

Krahu i djathtë i mbrojtjes ka më pak alternativa, sepse tregu aktual nuk ofron shumë emra. Deri tani, janë përmendur Pedro Porro dhe Lutsharel Geertruida.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit