Guardiola në kërkim të zëvendësuesit të Rodrit, në listën e dëshirave edhe dy emra nga Serie A

25 Shtator 2024
11:33
Alfred Lleshi
back button

Lajm i keq për Manchester City, të cilit në orët e fundit i është dashur të mësojnë se do të duhet të bëjë pa një “gur themeli” të skuadrës për një kohë të gjatë. Spanjolli ishte, ndër të tjera, edhe shënuesi i golit që iu dha “qytetarëve” të parin dhe deri tani të vetmin Champions League në historinë e tyre. Po flasim për golin e vetëm të finales së Stambollit ndaj Interit më 2023. Natyrisht po i referohemi Rodrit.

Te klubi nga “Etihad”, natyrisht, tashmë po mendojnë si ta zëvendësojnë një “peshë të rëndë” në vlerë absolute si Rodri, duke hetuar profile të ndryshme. Aktualisht janë katër kandidatë kryesorë, sipas “Teamtalk”, nga të cilët dy luajnë në Serie A. Ata janë Nicolò Barella i Interit dhe Ederson i Atalantës. Së bashku me ta, City po monitoron edhe Martin Zubimendin, trurin e Real Sociedad, dhe 20-vjeçarin Adam Wharton, një talent i ri në rritje i Crystal Palace.

Dëmtimi – Fatkeqësisht gjithçka është konfirmuar. Rodri pësoi një dëmtim të ligamentit në gjurin e tij të djathtë, që do ta detyrojë atë të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Manchester City zbuloi se testet mjekësore dhanë rezultatet më të këqija. Në të njëjtën kohë, megjithatë, klubi sqaron se “vlerësimi për të konstatuar shkallën reale të dëmtimit është ende duke u zhvilluar”:

“Manchester City FC mund të konfirmojë se Rodri ka pësuar një dëmtim të ligamentit në gjurin e tij të djathtë. Mesfushori udhëtoi në Spanjë për këshilla specialistike këtë javë, pas testeve fillestare në Manchester.

Vlerësimi është ende në vazhdim për të përcaktuar shkallën e vërtetë të dëmtimit dhe prognozën e pritshme. Të gjithë në klub i urojnë shërim të shpejtë, City do t’ju ofrojë përditësime të rregullta për rehabilitimin e tij”.

Edhe pse Guardiola e di se sa i pazëvendësueshëm është Rodri, trajneri spanjoll është po aq i vetëdijshëm për forcën e Manchester City: “Do të gjejmë një zgjidhje. Nëse një lojtar është i pazëvendësueshëm, ne duhet të përpiqemi ta kompensojmë atë si skuadër. Kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë. Sezonin e kaluar bëmë 3 muaj pa Erling, 5 muaj pa De Bruyne dhe fituam Premier League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit