Guardiola nis planet për merkaton, zbulohen dy objektivat e tij!

13 Korrik 2020
16:54
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester City do të afrojë një qendërmbrojtës në merkato dhe trajneri Pep Guardiola do të gjejë zëvendësuesin e Lorey Sanes. “Qytetarët” morën lajmin e mirë se nuk do të jenë të dënuar për pjesëmarrjet në Champions League dhe tashmë po mendojnë për merkaton.

Emri që pëlqehet nga numri një i stolit është Kalidou Koulibaly. Senegalezi foli para disa ditësh dhe theksoi se nuk dëshiron të largohet nga Napoli, por një ofertë e shiekëve të ish-kampionëve të Premier Leagues do ta tundonte jo pak.

The Telegraph bën me dije se përveç mbrojtësit po mendohet dhe një zëvendësues për sulmuesin e krahut Sane. Mbetet për t’u parë se si do të jetë kjo verë për anglezët, ndërsa Napoli nuk e konsideron si të pashitshëm mbrojtësin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit