Guardiola: Nuk e di të ardhmen e De Bruyne, ne qëndrojmë këtu sepse kemi dëshirë të vazhdojmë të fitojmë

4 Dhjetor 2024
10:05
Telesport
back button

Manchester City do të luajë sot ndaj Nottingam Forest në Premier League dhe trajneri Pep Guardiola shpreson të thyejë trendin negativ që e përndjek prej disa javësh. Në prag të sfidës ai foli për të ardhmen e mesfushorit belg Kevin de Bruyne.

Ai nuk është ende në pozicionin që mund të luajë çdo tre ditë. Kur të jetë i disponueshëm, duhet të luajë. Kevin është pranë rikthimit dhe ka qenë më mirë ditët e fundit”, shtoi Guardiola.

Kontrata e belgut me Manchester City skadon në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse do ta rinovojë atë apo jo. Pritet që ai të largohet nga skuadra për të provuar një aventurë në Ligën Arabe, ku ka shumë admirues.

Nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e tij, gjithçka varet nga Kevini. Ne nuk qëndrojmë këtu sepse kemi bërë diçka të veçantë. Ne qëndrojmë këtu sepse vazhdojmë të fitojmë. Kjo është ajo që na mban këtu”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit