Guardiola nuk fshihet: “Ajo ndeshje vendos fatin e titullit. Po fituan ata, mbaroi”

26 Nëntor 2024
0:38
Telesport
back button

Vazhdon kriza e Man City. Kjo është ecuria më e dobët në karrierën e Pep Guardiola-s dhe ndaj Tottenham erdhi humbja më e thellë e Manchester City në shtëpi në 21 vjet. Gjithashtu, ajo i dha fund rekordit të tyre prej 52 ndeshjeve pa humbje në “Etihad”.

Disfata e tyre e fundit në shtëpi në Premier ishte kundër Brentfordit në nëntor 2022, kur Ivan Tonej shënoi një dopietë, përfshirë golin e fitores në 98’. Kjo ishte gjithashtu humbja më e thellë e Citiy në shtëpi që kur ata u zhvendosën nga “Maine Road” në vitin 2003 dhe barazoi humbjen më të thellë të Guardiolas në karrierë.

“Në tetë vjet ne nuk kemi jetuar kurrë një situatë të tillë”, tha Guardiola. “Tani duhet ta jetojmë dhe ta thyejmë atë duke fituar ndeshjet e radhës, veçanërisht atë të radhës. Tani ne i shohim gjërat në një mënyrë, ndoshta pas disa javësh do t’i shohim ndryshe. Ne jemi pak të brishtë, kjo është e qartë. Ne kemi vuajtur që të shënojmë dhe më pastaj ka pak negativitet në mendimet tona. Kishte disa arsye që nuk jemi në gjendje të kemi vazhdimësi. Tani ekuilibri nuk është në momentin e duhur. Por ndodhi.

Duhet ta bëjmë, të flasim dhe të martën kundër Feyenoord (në Champions) të kemi shansin të provojmë. Shpresoj që lojtarët të më ndjekin”. I pyetur nëse gara për titullin do të përfundonte nëse Liverpuli pasi mposhti me përmbysje Southemptonin, do të fitonte edhe përballjen direkte në “Anfield” këtë fundjavë, Pep u përgjigj: “Po. Nëse Liverpuli fiton, po”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit