Guardiola nuk i reziston tundimit, komenton supersfidën Barça-Manchester United

16 Mars 2019
11:12
Alfred Lleshi
back button

Pep Guardiola nuk i ka rezistuar dot tundimit për të komentuar përballjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Manchester United dhe Barcelonës. Skuadra e parë është rivalja e tij aktuale në derbin e qytetit, ndërsa e dyta “emblema” e karrierës si trajner: 

“Barcelona dhe Manchester United janë dy skuadra të pabesueshme, që luajnë në dy stadiume të pabesueshëm, me lojtarë fantastikë. Do të jetë një çift kualifikues mjaft interesant në raundin e radhës të Ligës së Kampionëve. Në fakt, ky kompeticion na afron çdo edicion ndeshje të këtij lloji. Me siguri, do të jenë dy përballje interesante për t’u parë".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit