Guardiola: Nuk meritonim të shënonim më shumë se tre gola

20 Janar 2019
17:19
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka komentuar fitoren 3-0 të marrë kundër Hudderfield në një intervistë të dhënë për "BBC Sport" në përfundim të ndeshjes. 

"Nuk meritonim të shënonim më shumë se tre gola për mënyrën si luajtëm. Do të përmirësohemi në të ardhmen. Duhet të kërkojmë më shumë nga vetja në çdo ndeshje dhe të bëjmë më të mirën, por ndonjëherë është e vështirë", ka thënë spanjolli. 

"Ajo që kemi bërë deri tani është e pabesueshme, në kampionat dhe në Carabao Cup. Kemi grumbulluar një numër mbresëlënës pikësh, por kjo ndeshje duhet të na mësojë atë që duhet të bëjmë që të përmirësohemi". 

"Kemi shënuar shumë gola dhe kemi bërë një paraqitje të mirë deri tani, por një skuadër ka bërë më mirë se ne. Gjithsesi, jemi vetëm në janar dhe ka akoma shumë ndeshje për të luajtur". 

"Premier League nuk fitohet dhe as nuk humbet në janar. Ne duhet të fitojmë nëse Liverpool fiton dhe duhet ta bëjmë këtë edhe nëse ata humbin", ka përfunduar Guardiola. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit