Guardiola nxit lojtarët të bëjnë protesta: Nuk ka ndeshje nëse ata flasin!

20 Shtator 2024
18:03
Telesport
back button

Futbollistët në mbarë botën janë gati të protestojnë. Ata janë kundër mbingarkesës së ndeshjeve gjatë një kalendari sezonal, me UEFA-n dhe FIFA-n që nuk kanë asnjë interes tjetër përvec fitimeve.

Lojtarë si Rodri dhe Carvajal kanë paralajmëruar protesta, duke refuzuar të luajnë, sepse rrezikojnë dëmtime. Trajneri Pep Guardiola ka dalë në krah të lojtarëve.

“Jam shumë i sigurt se nëse diçka do të ndryshojë, ndryshimi do të vijë vetëm prej protagonistëve të këtij sporti, futbollistëve. Nëse ata duan ndryshim, do të organizohen”.

“Ata janë të vetmit që mund të ndryshojnë kalendarin duke u bërë zë i këtij problemi madhor të kohëve moderne. Kjo industri mund të jetë pa trajnerë, drejtorë sportivë, pronarë dhe media, por nuk bëhet dot pa lojtarë”, ka thënë Pep.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit