Guardiola pranë lamtumirës: Do të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm, më pas do të flasim

28 Maj 2024
10:31
Telesport
back button

Trajneri spanjoll Pep Guardiola thotë se sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit për të si trajner i Manchester City, ekip të cilin e drejton që prej vitit 2016. Në këto sezone ai ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë detyrë, duke i dhuruar klubit mjaft trofe dhe rekorde.

Gjithsesi, duket se aventura e 53-vjeçarit në këtë detyrë është drejt fundit. Guardiola ka ende edhe një vit kontratë e më pas duket se do të largohet për të nisur një të re. “Realiteti është se jam më afër largimit se sa qëndrimit”, konfirmoi trajneri Manchester City për “Sky Sports”.

Janë tetë vjet në këtë detyrë dhe këtë sezon që vjen do të bëhen nëntë. Për momentin, ndjenja ime është se dua të qëndroj sezonin e ardhshëm. Kam folur me klubin, kemi kohë të flasim edhe sezonin e ardhshëm sepse duhet të shoh edhe lojtarët, nëse më ndjekin”, u shpreh Pep Guardiola.

Do të qëndroj sezonin e ardhshëm, por më pas, kur të mbarojë kontrata nuk e di. Gjatë sezonit, do të flas sërish me klubin. Por, pas tetë, nëntë vjetësh…“, tha Guardiola që duket se është pranë lamtumirës nga Manchester City pas një viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit