Dy skuadrat në formën më të mirë të dy viteve të fundit, Arsenal dhe Manchester City, kanë nisur garën e dytë, atë jashtë fushe, për titullin kampion.
Pas barazimit 2-2 në “Etihad Stadium” të dielën e kaluar, të dyja kampet kundërshtare kanë intensifikuar deklaratat ngacmuese.
“Unë di disa gjëra, sepse kam qenë te City për 4 vite”, ishte deklarata thumbuese e Artetës.
Pep Guardiola në fillim kritikoi lojën e londinezëve, të cilët vetë u mbrojtën në pjesën e dytë. Bernardo Silva pas ndeshjes deklaroi se vetëm City donte të luante futboll. “Nëse duan luftë, luftë do të kenë”, ishte deklarata e bujshme e Pep pas ndeshjes.
“Nuk kam koment. Kam kaluar 4 vite te City dhe duhet të më kuptoni. Kam raporte të mira me Guardiolën. Dua ta përsëris se e admiroj Pepin. E respektoj atë aq shumë për çdo gjë që ka bërë për mua”, ka thënë Arteta.