Ekipet e Ligës Saudite janë vënë në lëvizje për të sjellë në Arabi portierin e Manchester City, brazilianin Ederson. Lajmi është konfirmuar sot nga “Daily Telegraph”.
Portieri 30-vjeçar ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës së trajnerit Pep Guardiola, që kur ka ardhur në qershor 2017 nga Benfica. Në 7 sezonet që luan në “Etihad Stadium”, ai ka fituar 6 tituj në Premier League. 17 trofe në total.
Kontrata e tij me Manchester City skadon në verën e vitit 2026, ndërkohë që kostoja e kartonit të tij është 40 milionë euro. Nuk dihet nëse Ederson do të lërë “citizens” për një aventurë në Lindjen e Mesme, ku do të kishte një rrogë më të mirë.
Këtë sezon, ai ka patur disa dëmtime dhe është zëvendësuar nga Ortega, siç ndodhi edhe në ndeshjen e vendimtare ndaj Tottenham. Gjithsesi, vështirë se trajneri Guardiola heq dorë nga një prej lojtarëve të tij të paprekshëm.