Guardiola: Situata që po kalojmë është kritike, por nuk do të dorëzohem

29 Dhjetor 2024
8:57
Alfred Lleshi
back button

Në prag të sfidës së radhës kundër Leicester, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për situatën aktuale të ekipit të tij: “Ndonjëherë mendon se problemi mund të zgjidhet lehtë, por ndonjëherë duhet më shumë kohë. Nuk do të dorëzohem. Dua të jem këtu dhe ta kthej ekipin tim në rrugën e duhur, siç kemi bërë në 8 vitet e shkuara.

Situata që po kalojmë është kritike, por duhet të përballemi me të. Tani shkojmë në Leicester, atje ku gjithmonë ka qenë e vështirë, por lojtarët do të jenë gati për të dhënë maksimumin. Po mundohemi të qëndrojmë sa më të qetë, ta analizojmë si duhet situatën dhe të kuptojmë se çfarë mund të bëjmë për t’u përmirësuar në ndeshjen e ardhshme.

Kjo është ajo që dua, po përpiqem ta bëj. Pas ndeshjes me Evertonin e përgëzova ekipin; iu thashë djemve se kemi luajtur mirë. E vetmja mundësi që kemi është të vazhdojmë përpara, të rimëkëmbemi dhe të përgatitemi mirë për Leicester. Duam ta ndryshojmë dinamikën, por për fat të keq nuk kemi arritur ta bëjmë për shumë arsye.

Ndeshjen me Manchester United e humbëm me përmbysje në fund, kundër Evertonit ishim shumë afër fitores përsëri. Nuk kam një mënyrë për ta shpjeguar këtë situatë. Ndodh, kështu është jeta, futbolli. Do të provojmë përsëri e përsëri.

Jo rastësisht kemi pasur kaq shumë suksese, kemi fituar kaq shumë tituj, por sepse kemi qenë në majë. Pra, kjo krizë nuk ka lidhje me faktin se po luajmë çdo tri ditë, sepse këtë gjë e kemi bërë për shumë vite. Tani duhet të bëjmë të njëjtën gjë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit