Pronari i Manchester City, Sheiku Mansour, është duke udhëhequr një ofensivë të ashpër për të mbajtur trajnerin Pep Guardiola në “Etihad”. Lajmi komnfirmohet nga “Daily Mirror”.
Marrëveshja aktuale e Guardiolës përfundon verën e ardhshme dhe pronarët kanë premtuar të bëjnë gjithçka që mundet për ta bindur atë të nënshkruajë një zgjatje të saj, që do ta çonte mbretërimin e tij për më shumë se një dekadë.
Thuhet se Mansour mirëpriti Guardiolën në shtëpinë e tij gjatë javës për një takim që ishte planifikuar përpara se menaxheri i tij të njoftonte se ai mund të largohej nga klubi kur t’i skadonte kontrata vitin e ardhshëm.
Gjithsesi, City nuk do ta lërë gjashtë herë fituesin e Premier League të largohet pa një luftë për ta bindur atë se ka ende për të arritur në Manchester në të ardhmen.