Manchester City ka lënë pas krahëve fitoren e vështirë 2-1 ndaj Wolves në kampionat dhe përgatitet për sfidën ndaj Slavia Bratislava në Champions League. Trajneri Pep Guardiola sheh se për të po bëhet gjithnjë e më e vështirë, teksa skuadra po vuan të gjejë rrugën e rrjetës.
“Ne nuk jemi një ekip që fiton ndeshjet në fund, por performanca e fundit në Premier ishte e jashtëzakonshme. Ne kemi shumë lojtarë cilësorë përpara, por kur kundërshtari mbron me shumë forca zonën e tij është e vështirë të shënosh, pasi bëhen agresivë”, u shpreh Guardiola.
Më tej, trajneri i City shtoi: “Të fitosh në këtë mënyrë është një ndjenjë e mrekullueshme, por do të thotë edhe që duhet të vuash shumë. Në këtë rast, duhet të jesh i qetë deri në fund, por ky është futbolli. Të dyja skuadrat mundohen të bëjnë më të mirën me mënyrën e tyre të lojës”.
Duke folur për sfidën e mesjavë, Guardiola pranoi se do të ketë dy mungesa, ato të Kyle Walker dhe Kevin de Bruyne: “Unë nuk mendoj se ata do të jenë gati për të luajtur në Champions. Kemi disa ditë stërvitje për të rikuperuar, por nuk mendoj se janë ende gati”.