Guardiola: Të mposhtim edhe Arsenalin, fundi i një sezoni të pabesueshëm

29 Mars 2024
14:44
Alfred Lleshi
back button

Ka vetëm një pikë që ndan Arsenalin dhe Manchester City në krye të renditjes së Premier League. Për këtë arsye, ndeshja e së dielës në “Etihad” mes dy skuadrave do të luajë një rol themelor për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e titullit.

“Ashtu si sezoni i kaluar, edhe ky sezon ka qenë tashmë i shkëlqyer, – tha trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola në një konferencë për shtyp. – Të qenit ende në garë për të fituar tre tituj të rëndësishëm tregon se po bëjmë sërish një punë të pabesueshme.

Na presin 10 ndeshjet e fundit të Premier League dhe e fillojmë këtë sprint duke u përballur me kryesuesit. Një sfidë për të cilën tifozët tanë do të na japin të gjithë mbështetjen që na nevojitet. Në këtë moment, në fakt, çdo sfidë është thelbësore. Si fillim, ndeshja e afërme ndaj Arsenalit do të jetë vendimtare”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit