Erling Haaland nuk pranon të krahasohet mes Leo Messi-n dhe C.Ronaldon, duke kundërshtuar kështu edhe trajnerin e tij.
Pas fitores në fundjavë ndaj Bournemouth, PepGuardiola u shpreh se të luash me një lojtar si Haaland është njësoj si të luash me Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldon, për shkak të ndikimit të madh të norvegjezit në fushën e lojës.
“Të luash me Haaland është si të luash me Messin ose Cristianon; ndikimi i tij është i madh. Është e qartë se kemi nevojë për lojtarë të tjerë për të shënuar, por ai e çon ekipin në një nivel tjetër”, tha Guardiola.
Në konferencën e sotme për shtyp para përballjes me Borussia Dortmund në Champions League, Erling Haaland dhe nuk është dakord me trajnerin e tij, duke theksuar se Messi dhe Ronaldo janë nivel tjetër.
“Askush nuk mund t’u afrohet atyre dyve. Unë jam thjesht një sulmues dhe nuk mendoj se jam i veçantë vetëm sepse shënoj shumë gola”, tha Haaland.







